Zjarr në Lezhë, vatra në Borizan rrezikon banesat

29/08/2017 00:00

Një vatër zjarri e shfaqur mesditën e së martës në një hapësirë me shkurre në fshatin Berzan të Komunës Zejmen në rrethin e Lezhës, rrezikon disa banesa që ndodhen aty pranë.

Forcat zjarrfikëse, ato të Armatosura si dhe punonjës të pyjore, po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët.

Për shuarjën e plotë të tyre kërkohet mbështetje nga ajri, por për shkak të erës që fryn në zonë, është e pamundur për momentin ndërhyrja me anë të helikopterëve.

Në këto kushte forcat njerëzore po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët deri në përmirësimin e kushteve atmosferike për ndërhyrje nga ajri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta