
Vdekja aksidentale e një 30-vjeçari shqiptar në Londër ka ngjallur reagime te shumta në kryeqytetin anglez.
Ardian Zagani, i cili përshkruhet si një njeri i jashtëzakonshëm dhe shumë punëtor nga kolegët e tij në një kolegj, humbi jetën teksa udhëtonte me biçikletë për në punë mëngjesin e së martës.
Shtetasi shqiptar rreth të 30-ve u përplas nga një furgon në orën 06:00 të mëngjesit, e si pasojë humbi jetën. Drejtuesja e mjetit u arrestua nën dyshimin e shkaktimit të vdekjes gjatë drejtimit të furgonit, por më pas u la e lirë.
Shtypi britanik vëren se janë 6 çiklistë që janë vrarë në rrugët e kryeqytetit këtë vit, grupi i aktivistëve “Boll i vratë çiklistët”, do të zhvillojë një protestë të hënë në homazh të shqiptarit. Përmes Facebook, grupi i aktivistëve njofton se manifestimi do të mbahet në kryqëzimin Camend dhe Brecknock. Si dhe u kërkon pjesëmarrësve që të marrin me vete edhe qirinj.
Top Channel