Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Muaji shtator do të jetë vendimtar për ambiciet e Maqedonisë në kualifikueset e Botërorit 2018, pasi në varësi të dy ndeshjeve të radhës do të përcaktohet edhe renditja në vazon e shortit të ardhshëm.
Ballkanasit nuk do të jenë në kushte optimale për sfidat ndaj Izraelit dhe Shqipërisë, dy kundërshtarë të drejtpërdrejtë për renditjen përfundimtare të grupit.
Problemi i fundit që shtohet për trajnerin Igor Angelovski është dëmtimi i Ferhan Hasanit. Kapiteni i Shkëndijës, që udhëhoqi kuqezinjtë në një ecuri fantastike në Europa League, është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin.
Në vend të futbollistit nga Tetova, në kombëtaren maqedonase është grumbulluar Mite Cikarski, ky i fundit i rikthyer pas një viti e gjysmë.
Maqedonia do të luajë ndaj Izraelit më 2 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë Shqipërinë në Strumicë. Titullari Ristevski, nëse merr një karton ndaj Izraelit në Haifa, do të mungojë ndaj kuqezinjve të trajnerit Panucci për ndeshjen e 5 shtatorit.
Top Channel