Ja çfarë bëjnë lojtarët e Realit në dhomat e zhveshjes!
29/08/2017 00:00
Atmosfera te Reali i Madridit në këtë fillim sezoni është e jashtëzakonshme, duke e nisur me dy trofe pas triumfit në Superkupën e Europës, si dhe në atë të Spanjës.
Më së miri këtë gjë e tregon edhe një video e postuar së fundmi në dhomat e zhveshjes te “Los Blancos”.
Portieri Keylor Navas, Marcelo dhe djali i trajnerit Zidane, Luca kanë dhuruar spektakël duke zhongluar topin së bashku. Video e tyre është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Top Channel