Flakët rrezikojnë kishën e Shën Ndout; vihen nën kontroll
29/08/2017 00:00
Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pas mesditës të së martës në kurorën e gjelbërt të Laçit.
Flakët u shpërndanë me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.
Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake të mbështetura me helikopterë nga ajri.
Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të tij.
Top Channel