Zjarret në Fier, mblidhet shtabi i emergjencës

28/08/2017 00:00

Situata e zjarreve, ardhja e stinës së reshjeve dhe ndërtimet pa leje kanë qenë në fokus të takimit që prefekti i qarkut Fier, Vasil Bregu ka kryer në mesditën e sotme me përfaqësues të institucioneve të bashkisë, policisë, prokurorisë, SHISH, Drejtorisë së Pyjeve, etj.

Prefekti Bregu tha se në muajt e fundit 28 zjarre kanë rënë në pyje, 7 në depozita bari, 70 në pemtari e ullishte dhe 6 në automjete. Sipas tij, këto zjarre nuk janë të rastësishme ndaj dhe duhet të rritet bashkëpunim me komunitetin dhe policinë.

Sipas prefektit, duhet të merren masat që tani për kanalet, kolektotët dhe rezervuarët, në mënyrë që reshjet të mos i kapin institucionet të papërgatitura si në vitet e kaluara.

Të pranishmit në këtë takim ngritën shqetësimin dhe këkruan një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve për shkëmbimin e infomacioneve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta