Kukës, probleme me rrugët e brendshme

28/08/2017 00:00

Në unazën veriore të qytetit të Kukësit, e njohur ndryshe si “Rruga e Tregut”, po vijon puna për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës.

Por këto punime, sipas qytetarëve, duhet të shoqërohen edhe më sistemimin e tregut dhe rregullimin e rrugëve të brendshme, të cilat janë plot gropa dhe dita ditës po shkatërrohen plotësisht.

Aktualisht në Rrugën e Tregut po kryhen punime për sistemin e ndriçimit dhe kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.

Investimin me vlerë rreth 97 milionë lekë të reja Bashkia e Kukësit e ka siguruar përmes qeverisë shqiptare, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.

E gjithë unaza, me gjatësi rreth 1.2 km, pas përfundimit do të sjellë edhe zhvendosjen e trafikut për automjetet e tonazhit të rëndë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta