Nuk ka surpriza me Floyd Mayweather. Dueli i shekullit, koktejli komercial apo cirku (secili ka opinionin e tij) përfundoi në Las Vegas me fitoren e boksierit veteran, i cili në raundin e dhjetë mbylli takimin ndaj ekspertit të arteve marciale mikse (MMA), Conor McGregor.
Gjyqtari Robert Byrd u detyrua të ndalonte sfidën kur pa se McGregor e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë. Një “knockout” teknik vulosi një spektakël sportiv që i përmbushi pritshmëritë.
McGregor, debutues në boks, në fund të ndeshjes mori komplimentet e amerikanit, i cili i tha: “E marrtë dreqi, je një luftëtar i paparë!”
Tre raundet e parë shkuan për superkampionin e UFC-së, ndërsa nga raundi i katërt e më tej, Mayweather përfitoi nga lodhja e irlandezit për të marrë në dorë ndeshjen.
Në këtë mënyrë, Floyd Mayweather shkon në shtëpi me 100 milionë dollarë dhe me një bilanc 50-0 me të cilin kalon legjendën Rocky Marciano. Ndërsa McGregor merr 30 milionë dollarë, por të dy do të marrin shumë më shumë kur të mbyllen të gjitha llogaritë.
Nuk ishte një eksperiment edhe aq i keq…
Top Channel