Messi i jep fitoren Barçës
26/08/2017 00:00
Barcelona ka marrë një tjetër fitore 2-0, këtë herë në transfertën ndaj Alaves, ku heroi ishte argjentinasi Lionel Messi.
Pas largimit të Neymar dhe dëmtimit të Suarez, Messi është i vetmi sulmues i mbetur nga treshja e famshme MSN dhe tifozët e Barcelonës do të vazhdojën t’i kenë sytë te ai.
Argjentinasi nuk zhgënjeu dhe shënoi dy herë në transfertën ndaj Alaves, duke i dhënë tre pikët Barcelonës.
Në pjesën e parë Messi humbi një 11 metërsh, por në pjesën e dytë korrigjoi gjithçka me dopietën personale, që pati vlerën e tre pikëve për katalanasit.
Top Channel