Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Manchester United vazhdon ecurinë pozitivë në këtë fillim të kampionatit anglez, ku ka marrë tre fitore në po kaq takime të luajtura, ashtu si asnjë ekip tjetër.
Ekipi i Mourinhos mposhti 2-0 Leicesterin, në një takim, ku pavarsisht dominimit, fitorja nuk ishte aspak e lehtë.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesë së dytë, sulmuesi belg Lukaku humbi një 11 metërsh duke komplikuar takimin.
Por “djajtë e kuq”, gjetën golat në 20 minutat e fundit të takimit, me anë të Rashford dhe Fellaini, dy futbollistë të ardhur nga stoli.
10 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, për Manchester United, në këtë start të frikshëm të kampionatit, e bëjnë ekipin e Mourinhos, një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.
Top Channel