
Është Matej Mohoric ai që triumfon në etapën e 7 të xhiros së Spanjës, duke regjistruar suksesin e tij të parë në një tur të madh çiklistik. Çiklisti 22-vjeçar slloven e mbylli këtë etapë me kohën 4 orë 43 minuta e 35 sekonda duke lënë pas polakun Pawel Poljanski me 16 sekonda më shumë ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Jose Joaquin Rojas.
Dy kryesuesit e Xhiros së Spanjës, Chris Froome dhe Esteban Chaves e kaluan vijën e finishit të etapës me 8 minuta e 38 sekonda pas mbërritjes së Mohoric. Gjithsesi, Froome vazhdon të mbajë Fanelën e Kuqe të evenimentit me britanikun që synon të bëhet i pari çiklist në 39 vjet që fiton Turin e Francës dhe Xhiron e Spanjës brenda një sezoni.
Froome qëndron në vendin e parë në klasifikimin përgjithshëm me kohën 27 orë 46 minuta e 51 sekonda i ndjekur nga Chaves me 11 sekonda më shumë, ndërkohë që vendi i tretë vazhdon të mbahet nga irlandezi Nicolas Roche.
Top Channel