Komplikohet situata për Schick, Inter në sulm për Keita Balde

25/08/2017 00:00

E ardhmja e Patrick Schick është kthyer në një rebus të vërtetë, pasi në orët e fundit, krahas Romës dhe Interit, është rikthyer në garë edhe Juventusi.

Pritej që sot sulmuesi çek të deklaronte verdiktin e tij përfundimtar, por oferta e bardhezinjve duket se ka tunduar si Schick, ashtu edhe klubin e Sampdorias.

Juventus ka ofruar sërish 30.5 milionë euro për sulmuesin, si huazimin për një vit te klubi i Sampdorias, për t’u transferuar në Torino në verën e 2018-ës.

Situata me sulmuesin çek ka bërë që drejtuesit e Interit të humbin durimin dhe të hidhen drejt një tjetër objektivi, sulmuesit anësor të Lazios, Keita Balde.

Zikaltrit kanë kontaktuar Igli Taren dhe po negociojnë për përfshirjen në marrëveshje edhe transferimin e Jovetiç në kryeqytet.

Sulmuesi malazaz nuk ka hapësira te Interi, por nuk dëshiron të largohet nga Italia, ndërsa trajneri i lacialëve, Inzaghi ka shprehur simpatinë dhe dëshirën për ta pasur në ekip atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA