Ndotja nga nafta, ankesa nga banorët e Elbasanit

24/08/2017 00:00

Ndotja nga përpunimi i nënprodukteve të naftës vazhdon të jetë një problem shqetësues për banorët e disa fshatrave në Elbasan.

Edhe pse u ndërpre për pak kohë, puna në këtë rafineri rifilloi pa marrë asnjë masë. Deputeti Taulant Balla tha se i gjithë faji për këtë situatë është i institucioneve të mjedisit, të cilat janë inekzistente.
 
“Jam shumë i shqetësuar për këtë çështje. Patëm marrë një garanci nga drejtuesit e fabrikës, por nuk kemi një fillim që gjithë këto lëndë të administrohen në një tubacion që më pas të filtrohet me standardet më të mira europiane”, tha Balla.
 
Banorët nga ana e tyre edhe një herë shprehën shqetësimin që sjell derdhja e mbetjeve të kësaj fabrike në kanalet vaditëse, por edhe era e rëndë e cila, sipas tyre, e bën jetesën në këtë zonë shumë të vështirë.
 
“Po të vish natën këtu, të kap një dhimbje koke e paparë. Nuk flemë dot gjumë, nuk mbushemi dot me frymë… jemi shumë të rrezikuar. Në mëngjes era e naftës është e tmerrshme”, thonë banorët.
 
Nga kjo ndotje janë prekur qindra banorë të fshatrave Vidhas, Balldre dhe Bradashesh si dhe tokat e tyre bujqësore që thuajse kanë dalë jashtë përdorimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA