
Roma dhe Inter do të ndeshen të shtunën në mbrëmje, në fushën e lojës, por dy klubet po arrijnë kulmin edhe në përballjen në merkaton verore.
Kështu, pasi zikaltrit i morën trajnerin Spalletti, tentuan të afrojnë disa futbollistë të Romës, por pa ia arritur qëllimit.
Këtë javë, përballja mes dy klubeve po bëhet për të marrë shërbimet e sulmuesit çek të Sampdorias, Patrick Schick.
Të dy klubet kanë prezantuar ofertë të njëjtë ndaj Sampdorias dhe verdhekuqtë kanë mbështetjen e presidentit Ferrero, ndërsa zikaltrit janë zgjidhja e parë e sulmuesit çek.
Gjatë ditës së mërkurë, legjenda e Romës, Francesco Totti dhe trajneri Di Francesco, ‘zbritën në fushë’ dhe takuan Schick, për ta bindur të zgjedhë kryeqytetin.
Por, në mbrëmje erdhi edhe kundërpërgjigja drejtuesve të Interit, të cilët darkuan me menaxherët e sulmuesit çek, në tentativë për të mbyllur marrëveshjen.
Deri ditën e shtunë pritet të mësohet se kush do t’a ketë fituar betejën për Schick dhe më pas do t’i lihet vendi fushës së lojës, për një tjetër përballje spektakolare.
Top Channel