Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Meta mes besimtarëve bektashinj

22/08/2017 00:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hequr kostumin zyrtar dhe bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjeve, Haxhi Baba Edmond Brahimajt,  mori pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, me rastin e festës të “Abaz Aliut”.

Kreu i Shtetit është ndalur tek tolerance dhe bashkëjetesa fetare, duke cituar vargjet e Vaso Pashës.

“”Feja e shqiptarit është shqiptaria”.Kjo na bashkon të gjithëve ndaj edhe këtu në malin e Tomorrit vijnë gjithnjë e më shumë besimtarë të besimeve të tjera dhe ajo që i sjell këtu është në mënyrë të veçantë atdhedashuria”, tha ai.

Mijëra besimtar, çdo vit udhëtojnë drejt Malit të Tomorrit në Teqen e Abaz Aliut, për të përkujtuar një nga ditët më të rëndësishme të bektashizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA