KLSH: AKU nuk na mbron. Nuk garanton sigurinë ushqimore

21/08/2017 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend.

Nga auditimi që i është zhvilluar këtij institucioni për periudhën Janar 2012 – Dhjetor 2016,  janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetë Ligji “Për Ushqimin” ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore ndërkohë që AKU zhvillon aktivitetin pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010 dhe pa u monitoruar nga bordi.

Sipas rezultateve të auditimit , negativisht në përformacën e AKU-së kanë ndikuar edhe lëvizja e shpeshtë e drejtorëve të përgjithshëm. KLSH ka konstatuar edhe probleme për mungesën e laboratorëve, për analizimin e mostrave sidomos atyre që importohen.

Sa i përket inspektimeve, luhatjet më të theksuara vjetore vërehen në sektorët për produktet me origjinë shtazore dhe joshtazore, pikërisht në ato me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA