
Drejtorja e përgjithshme e kufirit dhe emigracionit thotë se nuk ka patur asnjë ankesë nga Holanda për çështjen e shqiptarëve qe udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
“Nuk ka pasur asnjë ankesë nga Holanda për problematika të shtetasve shqiptarë. Do vijojë puna me palën holandeze për evidentimin e shqiptarëve të përfshirë në aktivitete kriminale”, u shpreh Hajnaj.
Drejtuesja e policisë ka inspektuar pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ku ka një fluks të shtuar të lëvizjes nga Shqipëria drejt Greqisë. Tani është momenti i kthimit te emigranteve nga pushimet. Ne 24 ore kufirin grek e kaluan 2800 mjete dhe 7.500 këmbësorë.
Fluks të madh ka edhe në piken e kalimit kufitar ne Muriqan në Shkodër. Këtu fluksi është në te dyja krahët. Turistë që kthehen dhe emigrantë që largohen pas pushimeve në Shqipëri. Kjo pikë i shërben edhe shtetasve të Kosovës që shkojnë në Malin e Zi apo edhe më tej.
Katër sportelet janë te pamjaftueshme për fluksin e madh te mjeteve. Radha e pritjes shkoi deri ne 4 kilometra.
Kthimi i emigranteve nga vendkalimi i Muriqanit ka nisur 3 ditë më parë. Janë kryesisht ata që banojnë dhe punojnë në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Ata janë jo vetëm nga rajoni i Shkodrës dhe i veriut te Shqipërisë por edhe nga Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora etj.
Gjatë 4 ditëve të fundit numri i shtetasve që kanë kaluar në këtë pike ka qenë mbi 50.000. Kulmi i fluksit ka qenë 24 orët e fundit ku kanë kaluar mbi 18.000 persona.
Top Channel