Parku në Singapor, çizme për flamingon bebe

18/08/2017 00:00

Një park zoologjik në Singapor, ka ndërmarrë një hap drastik për të ringritur në këmbë një flamingo bebe.

Kujdestarët e parkut, kanë rritur zogun të njohur si Skuish, që kur ai doli nga një vezë e braktisur, rreth tre muaj më parë.

Tani, ata e kanë pajisur atë me disa çizme speciale, për të mbrojtur këmbët e tij nga ecejaket e përditshme që kanë si qëllim atij t’i japin forcë dhe rrezet e nevojshme të diellit, për të cilat ka nevojë para se ti bashkohet flamingove të tjera në kompleks.

“Kur këmbët e tij të jenë të forta sa duhet, do ta kthejmë në grup dhe shpresojmë që të jetë në gjendje të integrohet”, shprehet kujdestari i kopshtit zoologjik.

Ecja e skuishit përreth parkut, shoqëruar nga kujdestari, e ekspozon atë ndaj të nxehtit, sipërfaqeve të vështira, që janë shumë të ndryshme nga terreni në vendin e origjinës së flamingove, në Afrikën e jugut, dhe kjo i ka shtyrë kujdestarët të mendojnë për diçka që t’i mbrojë këmbët.

Pamja e një flamingoje me çizmet ngjyrë blu, i ka bërë vizitorët që të vënë buzën në gaz. Por, skuish, duket se e di se çizmet e tij janë një hap në drejtimin e duhur dhe e ka marrë shumë seriozisht përpjekjen.

Top Channel