Sulmi terrorist në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit

17/08/2017 00:00

Një shqiptare punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit.

Dëshmitarja që e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Madrid i bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin shëtitoren e Las Ramblas në Barcelonë ku pasditen e së enjtes ndodhi sulmi terrorist si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ministria e Jashtme bën me dije se nuk ka informacione për viktima shqiptare. Ministri Bushati dënoi këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin me  popullin spanjoll dhe ngushëllimet familjeve të viktimave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta