Nisur nga zjarret e ditëve të fundit, në Qendrën Operacionale në Drejtorinë e Emergjencave Civile, ngarkesa është e madhe.

Aty mbërrijnë telefonata nga strukturat vendore nga i gjithë vendi, por edhe nga qytetarë që denoncojnë dhe kërkojnë ndihmë për zjarret. Gjendja duket me e qete krahasuar me ditet perveluese mbi 40 grade.

“Sot kemi vetëm 2 vatra aktive, që janë problematike. Vatra e parë në Lekas, vatra e dytë në Mirditë. Po operohet me forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Mirditës, por ne kemi çuar për ndihmë edhe forcat ushtarake”, thotë Xhuvanaq Gjylameti, Drejtor i Qendrës Operacionale të Emergjencave.

Shtabi i Emergjencave Civile është ngritur prej 44 ditësh. Po si funksionon salla operative e emergjencave civile? Çfarë hartash monitorohen për të parandaluar  dhe për të marrë masa për shuarjen e zjarreve?

“Harta dixhitale që transmetohen në kohë reale ku janë zonat problematike me ngjyrat identifikuese. Harta që tregon shpejtësinë e lëvizjes së erës. Lajmërojmë forcat operacionale për të pasur kujdes në lidhje me ndryshimet e drejtimit të erës që ndikojnë direkt të flakët e zjarrit. Harta që tregon nivelin e thatësirës në shtresën e sipërme të kores së tokës, e cila tregon sa është mundësia që të lindin zjarre”, tregon Gjylameti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA