
Sitauata e krijuar muajn e fundit nga zjarret që kanë përfshirirë pyjet e Bulqizës, por edhe banesa ka ngjallur debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Gjatë mbledhjes këshilltari i djathtë Halil Jakimi dhe këshilltari i majte Myfit Duriçi ngritën shqetësimin për situatën e krijuar nga flakët gjatë këtij muaji.
Jakimi deklaroi se sitauta në pyjet e Bulqizës është mjaft alarmante dhe kërkoi një informacion të detajuar institucioneve që menaxhojnë pyjet.
Ndërsa Duriçi tha se menaxhimi i situatës nga ana e bashkisë dhe Drejtorisë së Pyjeve ka qenë pothuajse zero, pasi sipas tij nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e zjarreve.
Duriçi përmendi rastin më të fundit kur zjarri dogji një ndërtesë dykatëshe në fshatin Vajkal. Duke reaguar, nënkryetari i Bashkisë së Bulqizës, Adhurim Lika pranoi se situata është arlamante, por në shumë zona, tha ai, autoritetet e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen.
Ne si bashki, tha ai, i jemi drejtuar çdo ditë me informacione Prefekturës dhe Emergjencave Civile. Ndër të tjera, Lika tha se nuk përjashtohen edhe zjarrvëniet e qëllimshme, për të cilat, siç shtoi ai, janë njoftuar instancat përkatëse.
Top Channel