Ujë i ndotur në Fier, Levani dhe Frakulla vuajn prej 3 muajsh

11/08/2017 00:00

Rreth 30 mijë banorë të njësive administrative Levan dhe Frakull të Fierit, prej më shumë se tre muajsh furnizohen me ujë të ndotur.

Shkak për këtë është ndryshimi i vendburimit të furnizimit me ujë nga stacioni qendror i pompave në pusin numër 8.

Ky i fundit, sipas banorëve, që në sistemin e mëparshëm është vlerësuar si i papërshtatshëm për konsum nga banorët, pasi shtresat nëntokësore kanë përbërës të dëmshëm për shëndetin.

Uji është me ngjyrë, ka erë të rëndë dhe nuk është i pijshëm. Ky pus ndodhet në territorin e njësisë administrative Frakull dhe është vetëm 500 metra larg stacionit qendror të pompave nga ku furnizohet i gjithë qyteti i Fierit.

Banorët thonë se janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm, ndërsa për nevoja familjare mbushin ujë në fshatrat fqinje.

Megjithëse kanë kërkuar ndihmën e bashkisë dhe të Ujësjellës Kanalizimeve për këtë shqetësim, i cili është krijuar pas përfundimit të ndërtimit të ujësjellësit të ri, investim po i bashkisë, deri tani nuk është gjetur zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA