
Çështja e byzlykëve të mbikëqyrjes elektronike tanimë ka hyrë në një tjetër rrjedhë, atë të dyshimit që pajisjet që janë dorëzuar nga bashkimi i operatorëve nuk janë funksionale.
Ministria e Drejtësisë ia ka referuar çështjen policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet mbi dyshimet se byzylykët elektronikë nuk janë funksionalë.
Madje, për të verifikuar këtë dyshim, që nga mbrëmja e së enjtes, Ministria e Drejtësië ka fikur shërbimin e mbikëqyrjes elektronike për gati 90 persona që mbajnë aktualisht byzylykët, duke detyruar Shërbimin e Provës që të lajmërojë policinë për mbikëqyrjen e personave që kanë masa sigurie të arrestit shtëpiak dhe që ishin pajisur me byzylykët elektronikë.
Pas procesit të dorëzimit të byzlykëve në Ministrinë e Drejtësië, ministri Gazment Bardhi ka urdhëruar një grup që të verifikojë pajisjet që po dorëzoheshin nga bashkimi i operatorëve, duke u kërkuar këtyre të fundit që të testonin pajisjet.
Por bashkimi i operatorëve ka refruzuar me pretendimin se ato janë testuar një herë kur i janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe se ato thjesht i kanë administruar pasi i kishin marrë në dorëzim nga Shërbimi i Provës.
I kontaktuar nga Top Channel, bashkimi i operatorëve ka deklaruar se pajisjet janë teknikisht në rregull dhe se e gjithë kjo zhurmë është ngritur nga Ministria e Drejtësisë.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, tanimë kjo çështje pritet të verifikohet nga sektori i krimit ekonomik i policisë së Tiranës, i cili ka nisur hetimet e para pas referimit nga MD.
Madje, bëhet e ditur se policia ka thirrur përfaqësuesit e bashkimit të operatorëve për të dhënë shpjegimet e tyre, ndërsa një grup pune i ngritur nga ministri Bardhi po vijon testimin e byzylykëve ektronikë.
Top Channel