Kukës, betejë me ujin. Aksion kundër lidhjeve të paligjshme

10/08/2017 00:00

Për përballimin e thatësirës së zgjatur, Bashkia e Kukësit dhe Ujësjellës Kanalizimet po vijojnë betejën për t’u siguruar ujin qytetarëve dhe kjo me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Mbi 180 lidhje të paligjshme janë ndërprerë nga Task-Forca e Ujit, që me nisjen e aksionit në mesin e muajit korrik. Krahas aksionit po punohet edhe për futjen në sistem të gjithë abonentëve familjarë dhe rilidhjen e ujit në mënyrë të kontrolluar e me matësa.

“Aksionet vazhdojnë dhe po punojmë për të prerë lidhjet e paligjshme dhe për t’i futur të gjithë në sistem, për të qenë të gjithë të ligjshëm. Kështu, secili do të ketë ujin që i takon, do ta ketë me matje dhe do të furnizohet në mënyrë të rregullt”, ka deklaruar Xhemal Petku, përgjegjës i task forcës.

Paralelisht po punohet edhe për vjeljen e detyrimeve të prapambetura të ujit të pijshëm, ndërsa situata e furnizimit të popullatës  është përmirësuar ndjeshëm.

Kukësi dy vite më parë ishte qyteti me më pak ujë në ditë në shkallë vendi edhe pse u investuan më shumë se 4 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA