
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj inspektuan Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë -Thanë, për të parë nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik.
Masat e shtuara për parandalimin e azilkërkimit nga pika e Qafë-Thanës janë bashkëpunimin me policinë maqedonase për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme.
Çako gjithashtu ka komentuar edhe rezultatet e para lidhur me urdhrin e dhënë së fundmi sa i takon forcimit të kontrolleve dhe uljen e shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE.
Gjatë inspektimit Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar dhe një takim në qendrën e përbashkët për koordinimin e informacionit mes dy policive duke vlerësuar bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive kufitare rajonale, ku ky bashkëpunim duhet marrë shembull për gjithë policitë e tjera.
Top Channel