
Një ditë pasi ka marrë në dorëzim 300 byzylykët elektronikë, Ministria e Drejtësisë njofton se do të bëjë e vetme testimin e tyre dhe paralajmëron masa ligjore nëse ato nuk do të funksionojnë siç duhet.
Përmes një deklarate të lëshuar për mediat, Ministria e Drejtësisë bën me dije se sot sipas procesverbaleve të nënshkruara midis kompanisë dhe grupit te punës në MD, do të duhej te kryhej procesi i verifikimit te funksionaliteteve te pajisjeve, me qellim përfundimin e procesit te marrjes se tyre në dorëzim, gjë që nuk ka ndodhur.
Siç sqaron MD, fillimisht u ra dakord që procesi të fillonte në orën 09:00 të së enjtes, e më pas takimi është shtyrë për në orën 16:00, por përfaqësuesit e kompanisë nuk janë paraqitur.
Të gjendur para kësaj situate grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë ka vendosur që të bëjë testin e njërës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin dhe paralajmëron se në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë MD e mbi këtë çështje.
Top Channel