Kriza energjetike, hapen procedurat për ta blerë gjatë gushtit

09/08/2017 00:00

Rritja e konsumit të energjisë e ka detyruar operatorin e shpërndarjes të blejë energji shtesë për të përballuar furnizimin e konsumatorëve.

Në fillim të gushtit, OSHEE bleu 434 mijë megavat energji elektrike, për të përmbushur konsumin e të gjithë muajit.

Por për shkak se temperaturave të larta, konsumi i energjisë është rritur mbi parashikimet. Kjo e ka detyruar kompaninë e shpërndarjes të hapë procedura për të blerë energji shtesë.

Sipas njoftimit zyrtar, për periudhën nga 12 deri në 31 gusht do të blihet një sasi shtesë energjie prej 35 mijë mega vat, ose 8 për qind më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim të muajit. Kjo do të rrisë faturën e importeve të gushtit me rreth 3 milionë euro të tjera.

Aktualisht 80 për qind e konsumit të energjisë po përballohet nga importi, pasi prodhimi vendas ka rënë në nivelet më të ulëta. Në kaskadën e Drinit KESH është duke prodhuar vetëm me prurjet natyrale, të lumit, ndërkohë që niveli i Fierzës ka rënë në 269 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA