Kategoria e Parë/ Luhet sfida që u ndërpre nga dhuna, Skënderbeu mund Ilirinë dhe fillon sërish arratinë drejt Superiores
Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh në Itali për ta bindur të rikthehet në vendlindje, sulmuesi Edgar Cani bëhet përforcimi më i ri i Partizanit.
Klubi kryeqytetas njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish-bomberin e kombëtares kuqezi. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin.
Pasi ti nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit. Futbollisti kërkohej prej kohësh nga trajneri italian Mark Iuliano dhe këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi duket se ishte kumbar i transfertës në kategorinë Superiore.
Në dy sezonet e fundit, Edgar Çani u aktivizua me ekipin e Pizës, por vuajti një formë me luhatje duke shënuar vetëm 7 gola.
Top Channel