Bella realizon një tjetër tatuazh

03/08/2017 00:00

Bella Hadid bën një tatuazh të vogël, por shumë të këndshëm. Ky është tatuazhi i dytë që supermodelja ka realizuar.

Bella postoi një foto në rrjetet sociale, ku nuk duket qartë se për çfarë bëhet fjalë, por artisti që e realizoi ndau me ndjekësit e tij një foto të qartë të tatuazhit më të ri të 20-vjeçares.

Jon Boy njihet për dizajnet e vogla, në linja të pastra dhe pa ngjyra. Pikërisht diçka të tillë bëri dhe për modelen më në zë të momentit.

Bella zgjodhi një trëndafil elegant që konsiston në thjesht një vijë të zezë pak sipër bërrylit të majtë.

Ky nuk është tatuazhi i parë për modelen. Pas sfilatës së parë për “Victoria Secret”, Bella bëri një krah të vogël engjëlli, sipër kyçit të këmbës së djathtë. Mesa duket, Jon Boy është i preferuari i Bella-s për realizimin e tatuazheve dhe nuk ka ndërmend ta ndërrojë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel