Lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, 3 të arrestuar

29/07/2017 00:00

Grupet e Task Forcës së OSHEE në Shkodër dhe Burrel, në bashkëpunim me policinë, nga kontrollet e ushtruara gjatë natës, kanë zbuluar 3 abonentë, të cilët furnizoheshin me energji permes rilidhjes se paligjshme.

Konkretisht, nga OSHEE u procedua në polici, Mark D. nga Mirdita, për lidhje te paligjshme të energjisë. Nga OSHEE Shkodër nga kontrollet e Task Forcës, u zbuluan abonentët Ermir R. dhe Luigj Q., për rilidhje të energjisë.

Ndërkohë, OSHEE ka nisur një fushatë sensibilizuese me abonentët e rregullt të të pagesës së energjisë, për të denoncuar korrupsionin dhe vjedhjen e energjisë elektrike përmes disa kanaleve të komunikimit, siç është: Numri i telefonit 04 22 74 141 ose në [email protected]
[email protected].

Top Channel