Dani Alves i “çmendur”, gol fantastik në Superkupën e Francës

29/07/2017 00:00

Ishte një ndër lojtarët më të mirë të Juventusit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në fitimin e Serie A, por edhe në Champions League, ku bardhezinjtë shkuan deri në finale, por Dani Alves nuk ndalet as në Francë.

Braziliani u transferua te PSG gjatë merkatos së kësaj vere dhe që në ndeshjen e parë zyrtare ka realizuar një supergol.

PSG luan superkupën e Francës me Monaco-n dhe Alves shënoi golin e barazimit për 1-1 me fillimin e pjesës së dytë.

Ai ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Monaco-s, Subasic.

Top Channel