Juve, Bernardeschi prezantohet, s’ka 10-të për të

28/07/2017 00:00

Frederico Bernardeschi nuk është numri dhjetë i Juventusit…të paktën këtë sezon jo.

Blerja e fundit e bardhezinjëve u prezantua zyrtarisht në orën 19:30 nga skuadra torineze dhe numri që do të mbajë mbi supe është 33-shi.

“Zgjodha numrin 33 pasi mendoj se është një numër me fat. Pse jo 10? Të ishte për mua do ta kisha marrë menjëherë, por më duhet që ta meritoj dhe mendoj se është më mirë kështu”, tha ish-lojtari i Fiorentinës.

Fantazisti i kërkuar me ngulm nga drejtuesit e Juventusit falenderoi klubin e tij të ri për besimin që pati tek ai, ndërkohë që foli edhe për parrullat ofenduese të tifozëve të Fiorentinës.

“Për fat të keq ka një grup tifozësh të tillë. Tifozë të vërtetë për mua atje janë ata që më përshëndetën dhe më uruan fat në karrierën time”, ishin fjalët e tij.

Top Channel