Osijeku i Grezdës bën surprizën në Holandë

27/07/2017 00:00

Kroatët e osijek, ku aktivizohet edhe mesfushori kuqezi Eros Grezda, kanë bërë surprizën e javës në eliminatoret e Europa League.

Ata kanë arritur të fitojnë në transfertën ndaj holandëzëve të PSV Eindhoven, me rezultatin minimal 0-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Mesfushori shqiptar luajti gjatë gjithë 90 minutëshit, në rolin e tij të preferuar, atë të sulmuesit të krahut dhe tentoi disa herë të vërë në vështirësi mbrojtjen holandeze.

Grezda u transferua këtë verë të Osijek, pas dy sezoneve mjaft të mira te RNK Split dhe dha një kontribut të çmuar edhe në kalimin e turit paraardhës, ndaj zvicerianëve të Luzernës, ku shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Të enjten e ardhshme, në kroaci do të luhet ndeshja e kthimit, që do të përcaktojë se cili ekip do të vazhdojë më tej, por sot Osijek ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Top Channel