Edhe Interi mposht Bajernin

27/07/2017 00:00

Pas Milanit që e shkatërroi 4-0 në miqësoren parasezonale, një tjetër skuadfër milaneze ndëshkon Bajernin e Mynihut në turneun veror.

Inter fitoi 2-0 ndaj skuadrës kampione të futbollit gjermane me dy gola të Eder dhe pa një lider në fushë si kapiteni Mauro Ikardi, një rezultat që kënaq trajnerin Spaleti por gjithashtu tifozëtq ë presin ende shumë nga merkatoja.

Suksesi i pastër ndaj bavarezëve ishte fryt i pastër i lojës dhe modulit të imponuar nga trajneri i Interit dhe dy golat në Singapor përfaqësojnë pikërisht idernë e Spaletit sesi duhet të jetë ekipi zikaltër këtë sezon. të dy rrjetat lindën nga aksione të nisura nga krahët dhe Eder në rastin e parë firmosi gol në krosin e Kandrevës, dhe në pikënhj tjetër kulmore nga perishic që mbetet ende me mendjen drejt transferimit në Angli.

rezultati 2-0 në favor të Interit i bindi tifozët zikaltër pavarësisht se m,betet ende një hendek i madh mes kësaj skuadre dhe asaj të vitit 2010 ndaj Bajernit, kur futbollisti që shënoi dy gola ishte Diego Milito. Asokohe në lojë ishte Champions e vërtetë dhe jo turneu veror pa shumë prestigj.

Top Channel