City i Guardiola-s shkatërron Realin në 45 minuta – VIDEO

27/07/2017 00:00

Manchester City i ka bërë të vuajnë kampionët e Europës, Realin e Madridit në International Champions Cup, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rrjeta të paprekura, ku lojtarët e Realit me Benzema në krye shpërdoruar disa herë para portierit të City-t.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte krejtësisht në favorin e City-t, të cilët arritën të realizojnë 4 herë. Fillimisht Otamendi, Sterling, mbrojtësi Stone dhe në fund Diaz.

Ndërkohë, golin e nderit në këtë takim për skuadrën e Zidane e shënoi Oscar.

Top Channel