
Dokufest, festivali me i njohur i filmit në Kosovë, çel siparin në Prizren më 4 gusht, por organizatorët ndodhen në Tiranë për t’i sjellë publikut këtu mbrëmjen e së martës disa prej filmave.
“Do të ketë filma prej retrospektivës që kemi kuruar. Retrospektiva e Xhon Smith. Që është një artist avantgardë anglez. Filmim shqiptar të Laert Ramës si dhe disa filma të tjerë“, thotë Nita Deda, drejtore e DOKUFEST.
Në edicionin e këtij viti ka zgjedhur të kurojë programin e tij duke i kushtuar rëndësi temës të së ardhmes.
“Ne kemi dashur të theksojmë temën e së ardhmes. në këtë edicion të dokufest dhe zakonisht temat theksohen nëpërmjet programit që kurojmë. Programi që kemi kuruar sivjet është një program shumë i gjerë. Përmban shfaqjen e mbi 200 filmave, koncertet muzikore, konferencën e teknologjisë, festival për fëmijë dhe ekspozita në qytet”, shton Deda.
DokuFest XVI ka shpallur po ashtu edhe programin e fotografisë DokuPhoto, që këtë edicion me krenari do të shënohet përmes një bashkëpunimi me Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër.
Arkiva e fotografive të Marubi kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë (1856-1959) dhe përfshinë fotografi të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike.
Pjesë e tij sic do vit do të jetë edhe Dokunight,netët festive.
“Festivali Dokufest e ka presën e muzikës Dokunight. Sivjet e kemi një koncert me Robert Bishën edhe korin isopolifonik. Po ashtu edhe një koncert me më Andrrën, që është një projekt që ka pas mjaft sukses vitin e kaluar”, shpjegon Deda.
Top Channel