
“Nëse ka njerëz që mrekullohen pas legjendave të vërtëta si mua, kështu qoftë”. Ata që ushqyen besimi tek mrekullitë në një jetë njerëzore janë të shumtë për Arjan Konomin, i cili njihet për kërshërinë e tij ndaj udhëtimit, eksplorimit dhe qënies njerëzore.
Por ai e sprovon veten edhe në të shkruar, duke i sjellë publikut librin “Saga e jetëve legjendë”,nën botimin e Saras. Dhe legjendë ai ka quajtur jetën e Winston Churchill, Katerinës së Madhe, Albert Speer, Caravaggio, Maria Callas dhe Albert Einstein.
“Lindi rastësisht duke qenë pasioni im leximi i biografive dhe njohja e jetëve qoftë publike, qoftë të jetës private të peronazheve të famshëm që kanë ndikuar dhe kanë shënuar ndryshime rrënjësore në historinë njerëzore”, thotw Arjan Konomi.
Asgjë nuk i bën bashkë këto personazhe përveç pothuajse mitilogjisë që ata përmbajnë në ditët e tyre mes suksesit, dështimit, dhimbjes, ambicies, erudicionit, kontroversialitetit e ndonjëherë e çmendurisë.
“Njohja e tyre nuk përbën vetëm një kuriozitet, por është një hap drejt kulturës, drejt njohurisë, drejt një formimi. Ky libër për mua është për të kënaqur mendjet që janë të etura për njohje , për një mendje kozmopolite në kërkim të kulturës dhe erudicionit. Nuk kam bërë asnjë gjë të jashtëzakonshme, sepse janë vetë jetët e këtyre qoftë pubvlike, qoftë private të jashtëzakonshme. Unë jam përpjekur dhe shpresoj ta kem arritur ti kem sjellë ato tek publiku në një mënyrë të këndshme për t’u lexuar”, shton ai.
Por pse një legjendë dhe një sagë së bashku?
“Me të vërtetë ka dicka të pabesueshme në jetët e tyre që i ndan nga gjithë ato jetë të tjera të njerëzve trë zakonshëm dhe që natyrisht për mua përbëjnë një legjendë mitologjikë edhe pse të vërtëtë. Jetët e këtyre personazheve nuk mabrojnë dhe ndërtojnë një sagë, dhe pse jo nëse do të kem kohë do të bëj edhe vazhdimin e kësaj sage me personazhe të tjerë po kaq të rëndësishëm dhe interesantë”, shprehet publicisti.
Top Channel