
Qeveria polake nuk ndalet në përpjekjet e saj për të vendosur kontroll politik mbi sistemin gjyqësor në vend, pavarësisht protestave masive të zhvilluara ën të gjithë vendin.
Me qindra mijëra njerëz demonstruan kundër hapave të partisë qeverisëse ligj dhe drejtësi, e cila kërkon të marrë të drejtën e emërimit të gjykatësve dhe anëtarëve të Gjykatës Supreme.
Megjithë kundërshtimin e hapur të opozitës dhe sidomos publikut të gjerë, qeveria polake thotë se lëvizjet e saj janë të nevojshme për të bërë më efekti gjyqësorin dhe mbi të gjitha për ta çliruar nga kthetrat e një kaste të privilegjuar.
Parlamenti tashmë ka nisur shqyrtimin e legjislacionin që nëse miratohet do ti jepte fund menjëherë emërimit të 83 gjykatësve të Gjykatës Supreme, me përjashtim ët atyre që do të vendoste të mbante ministri i drejtësisë, fuqitë e të cilit shtohen ndjeshëm nga projektligji.
Ligji që e bën Gjykatën Supreme organ qeveritar pason një tjetër ligj po kaq kontradiktor që u miratua javën e shkuar dhe që i jep parlamentit kontrollin e organizmit deri dje të pavarur që emëronte gjykatësit polakë.
Ekspertët thonë se ligjet e reja e bëjnë gjyqësorin në vend praktikisht një ministri dhe duket se këtë pikëpamje ndan edhe bashkimi evropian, pasi nuk kanë munguar zërat nga Brukseli që thonë se Polonia po bën hapa pas në kuadër të pavarësisë së gjykatave.
Top Channel