Aksident me pasojë vdekjen në Gjirokastër

16/07/2017 00:00

Një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes.

Një 87-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në fshatin Dervician të Gjirokastrës. Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Më herët një 39-vjeçar nga Kosova ndërroi jetë në një aksident ku u përfshinë tre automjete në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Top Channel