Vlorë, mbytet në det 14-vjeçari
15/07/2017 00:00
Një 14-vjeçar është mbytur në ujërat e detit në Vlorë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pranë shkollës së Marinës.
14-vjeçari Endri Bejkotaraj, nga Vlora ka rrezikuar të mbytej, dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas ndërroi spitali konfirmoi se ndërroi jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel