Vdekja e punëtorit në pusetë, arrestohet përgjegjësi i UKSH

15/07/2017 00:00

Një ditë pas vdekjes së punonjësit në pusetë, policia e Shkodrës ka arrestuar Prekë Tomën, 48 vjeç, përgjegjësi i ujërave të zeza në UKSH.

Gjithashtu në gjendje të lirë do të hetohen Y.R, 64 vjeç, inxhinier i ndërmarjes së ujësjellës kanalizimeve Shkodër dhe L.P, 52 vjeç drejtues teknik në UKSH.

Hetimet ndaj tyre nisën pasi nuk ishin marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar sipas ligjit si dhe punëtorët nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Të tre zyrtarët e UKSH do të procedohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Top Channel