“Piloti”, arrestohet pronari dhe përdoruesi i mjetit të drogës

15/07/2017 00:00

Policia ka vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dy personat e dyshuar që kanë patur në pronësi dhe përdorim mjetin ku u gjet sasia prej 300 kg kanabis në Kavajë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në përfundim të hetimeve të para për operacionin “Pilotët” është vënë në pranga edhe Arvis Muca dhe Aristotel Kasa, të dy nga Vlora.

Sipas Prokurorisë Muçaj është pronari i mjetit, ndërsa Kasaj, e ka pasur mjetin në përdorim.

Një ditë më parë, ku u sekuestruan 1.3 ton hashash, 300 kg në fuoristradë dhe 1 ton në një furgon, u vunë në pranga Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.Në gjendje të lirë do të hetohen 4 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 5 të tjerë.

Top Channel