Vlorë, vazhdon aksioni; sekuestrohen edhe 600 kg kanabis

14/07/2017 00:00

Vijon operacioni masiv antidrogë i policisë në fshatrat e Vlorës. Pas sasisë rekord të sekuestruar më herët, pas mesdite është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike po në fshatin Drithas.

Bëhet fjalë për rreth 600 kg kanabis sativa, e cila ështe gjetur gjatë kontrollit të territorit rreth zonës ku u gjet sasia prej 15 tonë. Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në shkurret pranë një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbanin pluhur të imët, të ngjashëm me atë të kanabisit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo pjesë territoriale është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe e vëllait të tij F. Tushaj.

Sasia e konsiderueshme e narkotikëve po transportohet drejt ambjenteve të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Top Channel