Prostituta, 300 euro. Kapet grupi në Durrës

14/07/2017 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona të cilët shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimi 2-mujor, efektivët e Policisë së Durrësit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Hats”, duke parandaluar trafikimin e dy shtetaseve drejt shtetit italian. Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Fitim Dumani (29 vjeç), Reinaldo Greca (28 vjeç) dhe Denis Shaba (28 vjeç).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë. Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 euro.

Top Channel