Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore mesdhetare, ka çelur mbrëmë edicionin e 15 të tij në skenën antike të Butrinit.

Në këtë përvjetor bëhet ballafaqimi i kulturave, prurjet që nuk i ngjajnë njëra-tjetrës dhe shprehitë e lirisë artistike, nën intereptimin e artistëve që vijnë nga disa vende të rajonit.

Alfred Bualoti, drejtor i festivalit, shprehet: “Do të kemi risi shumë të veçantë. Vjen Teatri i Pekinit për herë të parë në Shqipëri dhe luan në Butrint “Rikardin III” të Shekspirit. E veçanta tjetër është pjesëmarrja për herë të parë edhe e Gjeorgjisë”.

Nata e parë e festivalit u çel me një dokumentar memorje të edicioneve ndër vite dhe u pasua nga një koncert simfonik i Orkestrës së Harqeve, drejtuar nga dirigjenti Ermir Dizdari.

“Është një formacion me studentë, instrumentistë dhe pedagogë nga më të mirët e Tiranës. Formacion i stilit barok”, tregon Dizdari.

Festivali është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të verës që ndikon dhe në rritjen e turizmit kulturor. Ardit Çollaku, kreu i AKT-së, thotë: “Kemi vënë re që ka pasur shumë vizita kohët e fundit”.

Top Channel