Durrës, merr flakë Jaguar-i i kandidatit për deputet
14/07/2017 00:00
Një automjet tip “Jaguar” ka marrë flakë teksa ndodhej në lëvizje në rrugët e qytetit të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në lagjen numër 4 të qytetit dhe mjeti në pronësi të shtetasit Skerdi Bello është djegur në pjesën e përparme.
Nga deklarimi paraprak i Bellos, kandidat për deputet i LSI-së në zgjedhjet e fundit në Durrës, rezulton se mjeti sapo kishte dalë nga servisi dhe se duke ecur ai ka konstatuar se i është mbinxehur motorri, që më pas ka marrë flakë.
Policia njoftoi se paraprakisht dyshohet që shkaku i zjarrit të jetë aksidental, megjithatë një grup hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel