Vrau mjekun, vetëdorëzohet në polici autori

13/07/2017 00:00

Dritan Ymeri, autori i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Alija, mjek në një fshat të Shkodrës, është vetëdorëzuar sot në policinë e Shkodrës.

Policia thotë se kishte krijuar këto dy jave, kushte te vështira që autori të arratisej, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe drejtori te tjera te policisë. Gjithashtu, gjate kësaj kohe, forcat blu kanë qenë ne negociata me familjaret e tij.

Gjykata e Shkodres ka caktuar tashme masën ‘arrest me burg’ për Dritan Ymerin, i cili do të akuzohet për vrasje me dashje dhe “prodhim dhe mbajtje armesh pa leje”.

Sipas Policisë, viktima dhe autori ka qenë fqinj dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie. Ymeri ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Top Channel