Ndërtimet pa leje, shkrihet policia e Velipojës

13/07/2017 00:00

Stacioni i Policisë së Velipojës është shkrirë, ndërkohë që janë marrë masa ndëshkimore për policët, pasi neglizhuar parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas burimeve zyrtare ka qënë urdhër i vetë drejtorit Haki Çako për inspektim në këtë stacion policor për verifikimin e ndërtimeve pa leje në Velipojë.

Inspektim u bë më 7 korrik dhe nga verifikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje.

Ndërkohë pati dhe mangësi nga policia vendore si: Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit. Përgjegjësi ka ndihmës specialisti i Policimit në Komunitet, specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë.
Nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuara në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Me përgjegjësi ngarkohet Specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë.

Për këtë arsye është vendosur shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë Nënkomisar E.Gj., pezullimi nga detyra i Specialistit për Krimet Nënkomisar D.S. dhe ndaj tij nis hetimi disiplinor, si dhe fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rënda displinore ndaj Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet, Inspektor P.N.

Top Channel