Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Një stuhi vetëm dyorëshe shkarkoi mbi Paris plot 53 milimetra shi brenda mesnatës së të dielës, një sasi rekord e barazvlefshme me 27 ditë normale me reshje shiu.
Shërbimet meteorologjike thonë se 49.2 mm shi ranë vetëm brenda një orë, në atë që regjistrohet kështu si përmbytja rekord e korrikut në kryeqytetin francez.
Përmbytjet mbyllën 20 stacione metroje, ndërsa disa prej tyre mbetën ende të mbyllura edhe në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur udhëtarëve iu është dashur të shkojnë nëpër punë.
Disa pjesë të Zvicrës u goditën gjithashtu nga erëra të forta dhe gjysmëstuhi, që shkaktuan edhe atje përmbytje. Reshjet e dendura të shiut nisën në Paris në orën 21 të mbëmjes së të dielës, ndërsa “Meteo France” tha se sasia e rënë ishte më e madhe sesa rekordi i mëparshëm, prej 47.4 mm, që ishte regjistruar më 2 korrik të vitit 1995.
Disa zona në perëndim dhe përreth Parisit kanë parë sasi më të mëdha sesa mesatarja mujore, mes mesnatës së të dielës dhe orës 8 të mëngjesit të sotëm. Fshati perëndimor Civray u përmbyt nga 86 mm shi brenda 24 orëve.
Top Channel