Dyshimet për pagesa financiare nga Jeffrey Epstein dhe presioni politik, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka thurur lavde pas vendimit për lirimin nga burgu të një prej figurave kryesore të opozitës së vendit, Leopoldo Lopez. Ky i fundit ka lënë qelinë për të mbetur nën arrest shtëpiak, pas mbi 3 vitesh të kaluara prapa hekurave. Ai doli nga një burg pranë Karakasit, e u ribashkua me familjen ditën e shtunë.
Lopez ishte dënuar me 14 vite burgim për nxitje të dhunës gjatë protestave antiqeveritare të vitit 2014, një akuzë që ai e kishte mohuar gjithnjë. Gjykata Supreme e Venezuelës tha se lirimi i tij ishte bërë për shkaqe shëndetësore.
Maduro tha se e respektonte dhe mbështeste vendimin e Gjykatës Supreme, por bëri thirrje ndërkohë për “mesazhe paqeje dhe korrigjimi” në vend. Vetëm pak orë pasi u lirua, Lopez u bëri thirrje mbështetësve të tij të vazhdonin protestat në rrugë kundër Maduros.
Opozita venezueliane dhe fuqitë ndërkombëtare kanë ushtruar prej kohësh presion për lirimin e tij. Kreu i unionit rajonal Organizata e Shteteve Amerikane, Luis Almagro tha se vendimi i gjykatës ofronte një mundësi për pajtim kombëtar.
Henrique Capriles, një ish-kandidat presidencial nga opozita, theksoi se “atij i duhet dhënë liria e plotë, sikurse edhe të gjithë të burgosurve të tjerë politikë”.
Ndërkohë, babai i Lopezit tha se i biri mban tashmë në dorë një byzylyk elektronik, në mënyrë që autoritetet të jenë në dijeni të lëvizjeve të tij.
Top Channel